Landovicë

Në fshatin Landovicë pjesëtarët e Brigadës së 549-të të Motorizuar të UJ-së më 26 mars 1999 kanë vrarë 18 civilë shqiptarë, prej të cilët 10 gratë dhe gjashtë të mitur. Mbetjet mortore të pesë viktimave janë zbuluar në Batajnicë. Viktima më e re ka qenë dy, dhe më e vjetër 76 vjeçe.

navigation arrow
navigation arrow

Pjesëtarët e UJ-së në mëngjes më 26 mars 1999 me tanke e rrethuan Landovicën. Rreth orës 11:00 një tank i cili ka qenë i pozicionuar në hyrjen e fshatit e shkarkoi një granatë në shtëpi të familjes Gashi, në të cilën gjindej rreth 45 banorë të fshatit. Granata e goditi katin e shtëpisë, duke vrarë në vend një djalë 16-vjeçar. Pas kësaj, veta të tjera që gjindeshin në shtëpinë filluan të ikin, kur ushtarët në drejtimin e tyre e kanë hapur zjarr breshërie, duke vrarë në vend 13 persona të tjera, ndër të cilat ishte dhe një shtatzënë dhe gjashtë fëmijë. Në vende të ndryshme në fshatin, ushtarët i kanë vrarë edhe pesë banorë të tjerë.

nr.

emri

mbiemri

emri i babait

data e lindjes

vendi i lindjes

komuna data i incidentit

1 DALIFE GASHI HAZER 07.11.1923 Hoča Zagradska/Hoçë e Qytetit, opština Prizren 3/26/99
2 FATIME MORINA SELMAN 25.05.1955 Brestovac/Brestoc, opština Orahovac/Rahovec 3/26/99
3 KUSHTRIM SELIMAJ NAZIM 07.10.1991 Grejkovce/Grejkoc, opština Suva Reka/Suharekë 3/26/99
4 LULJETE QARRETI HAXHI 22.07.1965 Velika Kruša/Krushë e Madhe, opština Orahovac/Rahovec 3/26/99
5 SHEFKI JAHAJ ALI 20.06.1948 Romaja/Romajë, opština Prizren 3/26/99