Film ’Thellësia 2 ’ në Suboticë dhe Pançevë

Pas premierësThellesia 2 botërore në Festivalin e 66 të Filmit të Berlinit të muajit shkurt, filmi dokumentar ’Thellësia 2’, i autorit Ognjena Glavoniqit, do të shfaqet si premierë në Serbi në projeksionet në Suboticë (15 mars) dhe në Pançevë (16 mars).    

Film tematizon ngjarjet e vitit 1999, gjatë të cilave autoritetet serbe kanë organizuar fshehjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës – viktima të krimit – në varrezat masive në Batajnicë. Gazeta ditore Politika e ka përshkruar filmin si një triler eksperimentalo-dokumentar-elegjiak i cili është  ‘i llojit të vet [..] memorial filmik për viktimat e një krimi të kryer në Kosovë në vitin 1999, të cilin edhe sot, 17 vite më vonë në Serbi, e përcjellë oreoli i fshehtësisë publike.’

Në Suboticë, filmi do të shfaqet në Klubin e Filmit në Universitetin e Hapur, me fillim në orën 20. Pas projeksionit, do të organizohet biseda me autorin Ognjen Glavoniqin dhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Sandra Orloviqin. Bisedën do ta udhëheq selektori i Festivalit të Filmit Evropian Paliq, Petar Mitriq.

Në Pançevë, filmi do të shfaqet në Shtëpinë e Rinisë, me fillim në orën 20. Pas filmit, mbi filmin do të flasin Ognjen Glavoniqi, artisti Vlladimir Milladinoviqi dhe Sandra Orloviqi. Bisedën do ta udhëheq Jelena Stojkoviqi, drejtoreshë e programit për film dhe art vizual në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

Filmi ’Thellësia 2’ është krijuar si produksion i Non-Aligned Films dhe Fondit për të Drejtën Humanitare.