Lulavere jetonte në Pejë me bashkëshortin e saj Besimin, djalin dhe vajzën. Më datën 27.03.1999. policët serbë erdhën tek ata në oborr ku në mesin e tyre ishin edhe fqinjët e tyre. Besimin në oborr e rrëzuan për tokë dhe e rrahën. Së shpejti ai u vrit para Lulaveres. Familja e Besimit ditën e nesërme u largua nga qyteti. Pas kthimit të tyre, trupi i Besimit nuk ishte gjetur. Tre vjet më vonë, mbetjet e Besimit u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë.
Intervistuesi Genc Nimoni: 22.12.2013