Xufe Selmani jeton në Dobrosh, komuna e Gjakovës. Para luftës, ka jetuar me burrin e saj Xhemë (53), tri vajza dhe katër djem. Më datën 27 prill 1999, forcat serbe iu urdhëruan që të largohen nga fshati. Ata shkuan në traktor për Shqipëri. Në fshatin Mejë u ndaluan nga policia serbe e cila e urdhëroi Xhemin dhe djemtë e tij, Bakiun (26) dhe Burimin (23) të zbresin nga traktori. Xufa ata më nuk i ka parë kurrë. Trupat e tyre janë gjetur disa vjet më vonë në një varrezë masive në Batajnicë.
Intervistoi Genc Nimoni: 16.03.2014