Në muajin prill të vitit 1999, Liridon Markaj ishte 15 vjeç dhe jetonte me familjen në fshatin Korenicë, jo larg nga Gjakova. Në ditën 27 prill të vitit 1999, anëtarët e forcave serbe i kanë dëbuar nga shtëpia dhe u kanë urdhëruar të shkojnë në Shqipëri. Ndërsa kalonin nëpër Mejen, policët i kanë urdhëruar Liridonit, si dhe xhaxhallarëve të tij Milan (35) e Gjovalin (36), të zbrisnin nga traktori, dhe i kanë marrë në një livadh përgjatë rrugës. Pas një kohe të pacaktuar, Lirionin e lënin të shkojë, derisa e ndalonin Milanin dhe Gjovalinin. Atëherë familja herën e fundit i ka parë të gjallë. Pas katër vitëve, kanë mësuar se ata ishin vrarë dhe se trupat e tyre janë gjetur në Batajnicë. Për Pashkën, nënën e tyre, varrimi i të bijve ishte arsyeja e fundit për çka jetonte. Disa ditë pas varrimit, ajo mori jetën e saj.
Intervistuesi Florent Spahija: 08.12.2013