Inicijativa

Qëllimi i Batajnica Memorial Initiative (Nisma e Memorialit Batajnica) është që në vendin ku në varrezat masive janë hedhur trupat e qindra njerëzve dhe fëmijëve të pafajshëm të themelojë qendrën memoriale, si një shenjë të qëndrueshme të respektit ndaj viktimave si dhe si një kontribut për kujtesën dhe zgjerimin e së vërtetës mbi krimet, të tilla çfarë nuk guxojnë të përsëriten.

Si web projekt, përkatësisht vend i përkujtimit në një hapësirë virtuale, Batajnica Memorial Initiative para publikut paraqet faktet dhe dokumentet mbi ngjarjet e lidhura për varrezat batajnicase dhe i bënë thirrje bashkësisë që ta përkrah realizimin e qëllimit themelor të kësaj nisme.

Kufomat e viktimave janë bartur nga Kosova deri në periferi të Beogradit me qëllim që të fshihen gjurmët e krimeve masive dhe që personat përgjegjës të mbrohen nga sjellja para drejtësisë. Varrezat e fshehta, megjithëkëtë, janë zbuluar, e vërteta ka dalë në dritë dhe tash është detyrë e të gjithë neve që të mos lejojmë që ajo e vërtetë të shtyhet në harrim dhe prapë të mbulohet nga gjeneratat e reja.

Banorët e Batajnicës nuk e kanë ditur se jetojnë në afërsi të varrezave masive. Në atë vendbanim as sot e kësaj dite nuk ekziston asnjë shenjë e përkujtimit të viktimave të pafajshme, në mënyrë çnjerëzore të varrosura në terrenin, të cilin Njësitë AT (Njësitë AntiTerroriste) të MPB-së së Serbisë e kanë shfrytëzuar për ushtrime në qitje. Hapësirën, në të cilën kanë qenë varrezat masive, edhe më tutje e shfrytëzojnë pjesëtarët e MPB-së së Serbisë.

Nëse edhe ju jeni të mendimit se nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, ju lutemi që ta nënshkruani peticionin për krijimin e vendit batajnicas të përkujtimit.

*Fotografitë, me anë të të cilave është ilustruar web faqja, e paraqesin një Batajnicë të imagjinuar. Me anë të intervenimeve shtesë në fotografitë e incizuara në rrugët batajnicase janë shtuar detaljet, të cilat e shprehin solidaritetin e bashkësisë lokale me viktimat, dhe jo me kriminelët, të cilët, pa dijeninë e tyre, e kanë shndërruar në vepër të planit të tyre monstruoz.