Në mëngjes më 1 prill të vitit 1999,në fshatin Lubeniq (Komuna e Pejës), hyrën pjesëtaret e Ushtrisë Jugosllave. Ndanë mbi 60 meshkuj nga familjet e tyre dhe i mblodhën në një rrugë fshati. Ata shtinë me armë zjarri në drejtim të meshkujve të mbledhur. Të mbijetuarit u qëlluan në kokë. Disa meshkuj mbijetuan. Trupat e 33 të vrarëve janë gjetur në një varrezë masive në Batajnicë. Trupat e gjashtë prej tyre nuk janë gjetur ende.
Besim Huskaj është njëri nga të mbijetuarit.
Intervistuesi Genc Nimoni: 19.01.2014