’THELLËSIA DY’
Autor dhe regjisor: Ognjen Gllavoniq
Prodhimi: Non-Aligned Films dhe Fondi për të Drejtën Humanitare
2016
PËRMBLEDHJE:
“Thellësia dy” është film me buxhet të ulët në lidhje me varrezën masive të zbuluar në Batajnicë në vitin 2001 ku janë gjetur trupat e civilëve shqiptar nga Kosova, të vrarë gjatë luftës. Filmi është kombinim i sintezës së dëshmive dhe i xhirimeve të vendeve, në të cilat kanë ndodhur krimet para 17 vitesh. Në përpjekje për të zbuluar, ndriçuar dhe për t’ia dhënë zërin këtyre tregimeve qëllimisht të mbuluar në vello të heshtjes, filmi zgjon përvojat, ndjenjat dhe imagjinatën e shikuesit.
Premiera e filmit u shfaq në Festivalin e Filmit në Berlin i cili ishte mbajtur me datën 13. Shkurt në kuadër të programit të Forumit.
KOMENTI I REGJISORIT:
Memoriali është një objekt që shërben si qendër e kujtimeve tona në një person apo ngjarje. Memoriali në të njëjtën kohë mund të jetë memorial vizual - një imazh entiteti që është krijuar për të treguar një kapitull të vështirë historik te vitit 2001 ku në periferi të Beogradit është zbuluar një varrezë masive në të cilën janë gjetur më shumë se 700 trupa njerëzorë. Sot, 15 vjet më vonë, dhe pavarësisht nga fakti shqetësues se varreza ishte e vendosur në afërsi të qendrës së kryeqytetit serb, varreza masive mbetet e pashënuar. Nuk ka ndonjë përmendore dhe pothuajse askush në Serbi sot nuk ka njohuri në lidhje me këtë rast dhe historinë pas saj. Ai mbetet një sekret publik.
Duke përdorur dritën dhe tingullin, kombinim të dëshmive të gjalla dhe fotografi të vendeve ku ishin ndodhur këto krime të tmerrshme, jam përpjekur të bej një film që drejtpërsëdrejti zgjon përvojat, imagjinatën dhe emocionet e shikuesit. Filmi përfaqëson një përpjekje për të zbuluar, qartësuar për ti dhen një zë këtij tregimi, qëllimisht i mbuluar me një vello të heshtjes. THELLËSIA DY është një dokumentar triler dhe një lloj memoriali kinematografisë, por edhe një gjest i rezistencës ndaj harresës aktuale.