Poligoni i policisë në
Batajnicë u zgjodh si një vend i përshtatshëm për t’i fshehur gjurmët e krimeve
masive. Mbetjet mortore të viktimave drejt nga skena e krimit ose të sjellë nga
varrezat primare në Kosovë ishin transportuar madje deri në periferinë e
kryeqytetit. Njëri prej njerëzve që po i transportonin kufomat kishte qenë
premtuar një apartament dydhomësh për të bërë këtë “punë”, por pasi që ky
premtim pas luftës dështoi, ai ka nisur të flasë për sekrete të errëta.
Zhvarrimet në Batajnicë filluan më 2001. Me dy vendime të Tribunalit të Hagës është përcaktuar përgjegjësia e zyrtarëve më të lartë të policisë serbe për fshehjen e krimit – për transportim të kufomave nga Kosova, pastaj varrim të tyre në Batajnicë e gjetiu në Serbi. I ballafaquar me provat konzistente të aktgjykimit të shkallës së parë të Hagës, pjesëmarrjen në këtë proces pjesërisht e ka pranuar gjatë procesit të apelit ish kryetari i Resorit të Sigurisë Publike të MPB-së së Serbisë – gjenerali i policisë Vllastimir Gjorgjeviq, i cili me vendimin përfundimtar është dënuar me 18 vjet burg.
Në varrezat e Batajnicës janë zbuluar mbetjet mortore të 700 viktimave të krimeve të kryera në disa vende të Kosovës, sipas një shablloni të ngjashëm, me grabitje dhe dëbime të dhunshme të popullatës civile.