Sadri Tahiraj është nga fshati Racaj (komuna e Gjakovës). Më 27 prill të vitit 1999, ushtria serbe kishte hy në fshat dhe familjes së tij dhe fshatarëve të tjerë i kishin urdhëruar të shkonin në Shqipëri. Në fshatin Mejë, policët serbë ndaluan traktorin e tyre dhe të birit të tij Rustemit i urdhëruan të zbres. Sadriu aty për herë të fundit e ka parë të birin e vetëm, të gjallë. Pas luftës, me vite tëra e ka kërkuar Rustemin duke besuar se ai ishte gjallë. Gjatë kërkimit, ka qenë viktimë e mashtrimit të rëndë nga një malazez i cili me vite të tëra e ka bindur se Rustemi është gjallë. Në gusht të vitit 2005, trupi i Rustemit ishte gjetur në Batajnicë dhe është dorëzuar familjes Tahiraj.
Intervistuesi Besart Lumi: 08.12.2013