Shemsija në vitin 1999, ka jetuar me burrin e saj Hakifin dhe tre djemtë në fshatin Nakaradë, në
afërsi të Fushë Kosovës. Në mbrëmjen e 21 prillit në fshatin e tyre arritën pjesëtaret e ushtrisë
serbe. Ata iu kishin thanë se ishin në kërkim të armëve. Hakifin dhe dy vëllezërit e tij dhe 12
meshkuj të tjerë nga familjet Mirena janë marrë nga shtëpia e tyre dhe i kishin futur në një
kamion. Shemsiija po atë dite për herë të fundit e ka parë burri i saj. Pas luftës e kishte kërkuar
dhe interesuar në lidhje me fatin e tij. Disa vjet më vonë mori vesh se trupi i tij dhe meshkujve të
tjerë nga familjet Mirena janë gjetur në një varrezë masiv në Batajnicë.
Intervistuesi Besart Lumi: 08.03.2014