Në fshatin Landovicë pjesëtarët e Brigadës së 549-të të Motorizuar të UJ-së më 26 mars 1999 kanë vrarë 18 civilë shqiptarë, prej të cilët 10 gratë dhe gjashtë të mitur. Mbetjet mortore të pesë viktimave janë zbuluar në Batajnicë. Viktima më e re ka qenë dy, dhe më e vjetër 76 vjeçe.
Pjesëtarët e UJ-së në mëngjes më 26 mars 1999 me tanke e rrethuan Landovicën. Rreth orës 11:00 një tank i cili ka qenë i pozicionuar në hyrjen e fshatit e shkarkoi një granatë në shtëpi të familjes Gashi, në të cilën gjindej rreth 45 banorë të fshatit. Granata e goditi katin e shtëpisë, duke vrarë në vend një djalë 16-vjeçar. Pas kësaj, veta të tjera që gjindeshin në shtëpinë filluan të ikin, kur ushtarët në drejtimin e tyre e kanë hapur zjarr breshërie, duke vrarë në vend 13 persona të tjera, ndër të cilat ishte dhe një shtatzënë dhe gjashtë fëmijë. Në vende të ndryshme në fshatin, ushtarët i kanë vrarë edhe pesë banorë të tjerë.
nr. |
emri |
mbiemri |
emri i babait |
data e lindjes |
vendi i lindjes |
komuna data i incidentit |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | DALIFE | GASHI | HAZER | 07.11.1923 | Hoča Zagradska/Hoçë e Qytetit, opština Prizren | 3/26/99 |
2 | FATIME | MORINA | SELMAN | 25.05.1955 | Brestovac/Brestoc, opština Orahovac/Rahovec | 3/26/99 |
3 | KUSHTRIM | SELIMAJ | NAZIM | 07.10.1991 | Grejkovce/Grejkoc, opština Suva Reka/Suharekë | 3/26/99 |
4 | LULJETE | QARRETI | HAXHI | 22.07.1965 | Velika Kruša/Krushë e Madhe, opština Orahovac/Rahovec | 3/26/99 |
5 | SHEFKI | JAHAJ | ALI | 20.06.1948 | Romaja/Romajë, opština Prizren | 3/26/99 |