Pjesëtarët e Detashmentit të 177-të Ushtarak-Territorial kanë vrarë 48 civilë shqiptarë më 1 prill 1999. Në Batajnicë janë zbuluar mbetjet mortore të 29 viktimave të Lybeniqit, ndër të cilave më e reja ka qenë 15, dhe më e vjetra 87 vjeçe.
Rreth orës 7 në mëngjes, pjesëtarët e formacionit të njohur si Çakejtë, i cili ishte pjesë e DUT 177-të
Peja, vartës ndaj Brigades së 125-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë,
bashkë me pjesëtarët të Mbrojtjes Territoriale, kanë hyrë në fshatin Lybeniq
dhe, të ndarë në grupet katëranëtarëshë, kanë filluar të dëbojnë civilët nga
shtëpitë. Shpejt ishin mbledhur disa qindra banorë para xhamisë së fshatit. Aty
ushtarët i kanë mbajtur rreth 50 burra, ndërsa grave dhe fëmijëve u urdhëruan
të nisen drejt Shqipërisë.
Një ushtar i pyeti burrat të ndarë se kush ka djegur shtëpitë e shqiptarëve në rrethinë. Një banor, i cili qëndronte më afër, u përgjigj se këtë ka bërë policia, pas së cilës ushtari e vrau në vend me shtëna nga armë automatike.
«E ke vrarë njeriun, pa i dhënë ta përfundojë fjalinë», guxoi të thotë njëri nga grupi i civilëve.
«Ti do të më thuash se kë do ta vras», ashpër iu përgjigj ushtari, e pastaj e qëlloi edhe atë me disa plumba.
Pastaj, duke kungjeruar «nëna shqiptare», të gjithë civilëve u kishte qenë urdhëruar që të shtrihen në tokë. Ushtarët hapën zjarr mbi ta, që zgjati për disa minuta. Pas kësaj shkonin nëpër masë të trupave për të vrarë ata që ende ishin duke treguar shenja të jetës.
nr. | emri | mbiemri | emri i babait | data e lindjes | vendi i lindjes | komuna data i incidentit |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ADEM | BUSHATI | ISUF | 21.08.1932 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
2 | ADEM | HARADINAJ | SADIK | 23.10.1932 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
3 | BAJRAM | BOBI | REXHE | 01.01.1936 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
4 | BAJRAM | BUSHATI | SALIH | 05.03.1962 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
5 | BEKË | BOBI | REXHE | 01.01.1934 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
6 | FEHMI | HUSKAJ | SHABAN | 01.01.1981 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
7 | GANI | SHOSHI | DIN | 04.04.1976 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
8 | GEZIM | AVDULLAHAJ | DEME | 24.04.1984 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
9 | HARADIN | HUSKAJ | JAHE | 23.03.1958 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
10 | HAXHI | ALIMEHAJ | MUSTAFE | 24.09.1947 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
11 | ILIR | LOKAJ | SOKOL | 26.06.1956 | Vitina/Viti, opština Vitina/Viti | 4/1/99 |
12 | KADRI | JAHMURATAJ | SADIK | 25.05.1912 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
13 | MUSA | JAHMURATAJ | SADIK | 20.10.1930 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
14 | NAIM | HUSKAJ | HIME | 12.10.1957 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
15 | NEKE | HUSKAJ | SELMAN | 28.06.1940 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
16 | OSMAN | HUSKAJ | HARADIN | 21.05.1965 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
17 | RAMË | AVDULLAHAJ | ALI | 15.01.1964 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
18 | RAMË | HUSKAJ | SADIK | 28.03.1935 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
19 | RAMË | UKSHINAJ | BINAK | 01.08.1952 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
20 | REXHË | REXHAJ | HASAN | 15.03.1952 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
21 | RRUSTEM | ALIMEHAJ | MALE | 01.01.1950 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
22 | RUZHDI | UKSHINAJ | QERIM | 24.12.1965 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
23 | SELIM | HAMZAJ | SADIK | 31.05.1935 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
24 | SHABAN | ALIMEHAJ | ISUF | 03.11.1933 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
25 | SHABAN | ALIMEHAJ | LAHE | 01.01.1958 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
26 | SMAJL | BUSHATI | ISUF | 12.07.1937 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
27 | TAFIL | HUSKAJ | HARADIN | 10.06.1981 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
28 | UKË | BUSHATI | HAJDAR | 12.12.1952 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |
29 | XHAVIT | HAMZAJ | JASHAR | 20.10.1975 | Ljubenić/Lubeniq, opština Peć/Pejë | 4/1/99 |