Batajnica Memory Initiative logo
  • Nismë
  • Varret
  • Film
  • Historia gojore
  • Njerëz
  • Peticion
  • Lajm
  • Kontakt
  • Sr
  • En
  • Al
  • Close(x)
  • Nismë
  • Varret
  • Film
  • Historia gojore
  • Njerëz
  • Peticion
  • Lajm
  • Kontakt
  • Sr
  • En
  • Al
  • Në Batajnicë nuk egziston asnjë shenjë kujtimi të viktimave të pafajshme, çnjerëzisht të varrosura në terren të cilin njësiti i AFJ MPB-s së Serbisë i ka përdorur për ushtrime në gjuajtje. Zona ku ishin varrezat masive ende përdoren nga pjesëtarët e MPB-s të Serbisë.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • Pothuajse të gjithë trupat e gjetura ishin në rroba civile. Më shumë se dhjetëra trupa ishin pa mbathje e një numër më i vogël prej tyre pa rroba. Të hollat dhe gjërat me vlerë janë gjetur në një numër të rrallë të rasteve.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • Qendra e Beogradit me Batajnicë është e lidhur me autobusin e linjës 706. Trupat e më shumë se 700 njerëzve, shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat e armatosura serbe, ishin të varrosura në Batajnicë.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • MPB- e Serbisë kishte formuar varrezat sekrete masive për të fshehur provat e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Varret u hapën me ekskavatorë dhe bagerë. Trupat ishin transportuar në Batajnicë me kamionë të zakonshëm dhe frigoriferë..

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • Në varrezat e Batajnicës u gjetën 64 trupa te fëmijëve, ndër ta dhe një foshnje ndërmjet 9 dhe 12 muaj, si dhe fetusi i vjetër 8 muaj. Eron Berisha është viktima më e re në moshë e masakrës në Suharekë, gjatë së cilës masakër policia serbe vrau 48 anëtarë të familjes Berisha.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • Rritja e konsiderueshme e banorëve në Batajnicë ka ndodhur gjatë fluksit të refugjatëve nga luftërat jugosllave të viteve 1990, veçanërisht pas operacionit ushtarak Stuhia në Kroaci. Ata që arritën të mbijetojnë tmerret e luftës nuk ishin në dijeni se shtëpia e tyre e re gjendet në afërsi të eshtrave të varrosura të viktimave nga populli tjetër.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë
  • Batajnica është lagje në komunën e Zemunit, në skajin veriperëndimor të qytetit të Beogradit. Sipas regjistrimit të vitit 2012, ka 48,600 banorë. Etimologjikisht, fjala "tajnica" (sekret i vogël) në emrin e qytetit nuk është në lidhje me një sekret të errët nga ana e regjimit të Serbisë në vitin 1990 që është përpjekur për të fshehur në më shumë varreza masive në Batajnicë.

    Prapa Tjetër Mësoni më shumë